Parashikimi i motit

Siç njoftojnë nga DHP, gjatë paradites pritet të ketë mjegull dhe vranësira ndërsa gjatë ditës moti do të jetë me diell.

Marketing

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -5 deri katër gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale do të jetë nga nëntë deri 17 gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë i njëjtë me mejgulla dhe me vranësira të vogla, ndërsa gjatë ditës moti do të jetë me diell. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 12 gradë celsius.

Moti gjatë ditëve të ardhshme do të jetë stabil, ndërsa temperaturat do të jenë në rritje.