Parashikimi i motit

Moti në vend do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të përkohshme të shiut. Vende-vende reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme (mbi 15l/m2), të ndjekura me paraqitje të bubullimave të rralla. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor.

Marketing

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 4 deri në 9 gradë Clesius, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë prej 14 deri në 20 gradë Celsius.

Në Shkup mot me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të përkohshme të shiut dhe paraqitje të bubullimave të rralla. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 8 gradë Celsius ndërsa e ditës do të arrijë deri në 16 gradë Celsius.

Të mërkurën do të mbisundojë mot me vranësira të ndryshme me reshje të përkohshme lokale të shiut. Vende-vende do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm, erë të përforcuar dhe bubullima të rralla. Të mërkurën dhe të enjten në vende malore reshjet do të jenë të dëborës. Të premten do të fillojë stabilizimi kalimtar i motit, ndërsa valë e re dhe më e ftohtë me reshje të shiut, në pjesët malore të dëborës pritet gjatë fundjavës.

Marketing