Parashikimi i motit

Moti paradite në vend do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla mesatare. Pasdite do të ketë dukuri të destabilitetit lokal me reshje të shkurta të shiut dhe bubullima të rralla.

Marketing

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 9 deri 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 25 deri 33 gradë. UV indeksi do të jetë 7.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të vogla mesatare dhe me erë të matur nga drejtimi verior. Pasdite, në pjesë të fushëgropës do të ketë kushte për reshje të dobëta të shkurta të shiut dhe dukuri të bubullimave të rralla. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 14 gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri 31 gradë.

Në ditët në vijim, në orët e paradites moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla mesatare, ndërsa pasdite do të ketë dukuri të destabilitetit lokal me reshje të shkurta të shiut dhe me bubullima të rralla. Të shtunën pritet në disa vende të destabilitet me reshje të rrëmbyeshme dhe me erë të përforcuar. Temperaturat do të jenë në ngritje.