Paratici flet për rinovimin e Dybalas

15:19 | 11 Prill 2021

Marketing

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka folur për rinovimin e Paulo Dybalas.

Paratici duke folur për “SkySport”, deklaroi se duhet patur kujdes situatën në të cilën po jetojmë, duke aluduar në situatën me COVID-19 dhe vështirësitë ekonomike.

Paulo Dybala dëshiron një rritje page, dhe këtu “Bianconerët” nuk janë pajtuar me argjientinasin, por Paratici tregon situatën e tanishme.

“Nuk guxojmë të harrojmë se në çfarë momenti po jetojmë dhe s’po flas vetëm për futbollin”, tha ai.

“Ndëgjohemi çdo javë me agjentin e tij (Dybalas), por duhet të ketë një lloj përgjegjësie në të gjitha lëvizjet që bëjmë”, përfundoi Fabio Paratici./Lajmi.net/