Paratici: Kemi vendosur ta mbajmë Cristiano Ronaldon

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka konfirmuar se ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo nuk do largohet nga Torino.

Marketing

Qysh pas eliminimit të Juventusit nga Liga e Kampionëve, ka raportime se portugezi do largohet nga “Bianconerët”.

Por, Paratici ka bërë të ditur se Juventus nuk mendon ta largojë pesë herë fituesin e Topit të Artë.

“Kemi vendosur ta mbajmë Cristiano Ronaldon. Është lojtari më i mirë në botë dhe ai do qëndrojë më ne”, tha ai.

Ndërkohë, Cristiano është bërë golashënuesi numër një në histori me 770 gola të shënuara.

Marketing