Paris, 7 të vdekur nga zjarri në një ndërtesë

Shtatë vetë kanë vdekur në një zjarr që ra në një ndërtesë në jugperëndim të Parisit, njoftoi Shërbimi Zjarrfikës i kryeqytetit francez.

Thuhet se 30 vetë, përfshirë 3 zjarrfikës, u plagosën. Një person është në gjendje kritike për jetën.

Situata mund të rëndohet më shumë, sepse zjarri është në vazhdim në katin e shtatë dhe të tetë të ndërtesës tetë-katëshe, tha zëdhënësi i Zjarrfikësve për AFP.
Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin në njësinë 16 të Parisit.

Zjarri u përhap në dy katet e ndërtesës të hënën gjatë natës, duke detyruar disa banorë të hidhen në çatitë më të afërtat për t’i shpëtuar flakëve dhe tymit.

Rreth 200 zjarrfikës u erdhën në ndihmë, duke ndihmuara ata që kishin mbetur mbi çatitë.

Ndërtesat përreth në zonën luksoze jo shumë larg Kullës Eifel janë evakuuar si masë paraprake.