Modelet elektrike po dominojnë dhe po tërheqin prozhektorët në “Paris Motor Show” këtë vit.

Në atë që konsiderohet si ngjarja më e madhe në botë e industrisë së automobilëve, shumë prej risive fshihen nën ombrellën e mjeteve të reja elektrike, që në sipërfaqe mund të duken të ngjashëm me homologët me lëndë djegëse.
Edhe Mercedes Benz, me fuoristradën e re “EQC”, është joshur nga tendenca elektrike, me prodhuesin gjerman që planifikon të nxjerrë në treg një familje modelesh elektrike në vitet në vijim.

Konkurrentja e drejtpërdrejtë e tij, Audi vjen me fuoristradën “e-Tron”, me një autonomi të kënaqshme prej 400 kilometrash, duke bërë debutimin publik në Paris. Ashpërsimi i rregulloreve ambientale në shumë vende, përfshirë Francën, i ka bërë makinat elektrike me zero emetime gjithnjë e më tërheqëse.

Shumë klientë joshen nga makinat elektrike, duke pasur në mendje faktin se ato janë makinat e së ardhmes.
Edhe modeli 3 i Teslas, më i përballueshëm krahasuar me të sapoardhurit në fushë, ka bërë premierën e tij europiane në Paris, duke konkurruar me makinat luksoze futuristike të Mercedesit apo Peugeot, por edhe me idetë ekstravagante të dizajnit për makinat autonome të së nesërmes.

Artikulli paraprakLedri Vula sjell këngën ‘Nasty Girl’ (Video)
Artikulli tjetërJankulloska flet pas shqiptimit të dënimit prej 6 vite burg