Parisi po përgatitet t’i vë në përdorim taksitë ujore. Pajisjet që mendohet se do t’i shkurtojnë distancat dhe ta lehtësojnë trafikun në Parisin e zhurmshëm janë vënë në testimin final dhe pritet që nga shtatori zyrtarisht të vihen në funksion. Taksitë janë të quajtura “Fluskat e Detit” aktualisht po testohen në lumin Sena. “Flluskat e detit” kanë një pamje interesante futuriste ku janë ngërthyer elemente të anijeve, veturave dhe avionëve.

“Është shumë e thjeshtë, ne kemi një kombinim të anijeve, veturave dhe avionëve prandaj “Flluskat e Detit” kanë këtë pamje. Ato kanë dy motorë të vegjël elektrik për të rritur shpejtësinë. Ne duhet t’i ndryshojmë rregullat sepse sot rregulla pajiset aktuale janë të dizajnuara ashtu-që krijojnë valë, bëjnë zhurmë, lënë gjurmë vaji dhe prodhojnë tym të zi, u shpreh Alain Thebault, krijues i taksive të ujit.

Taksitë e ujit në kryeqytetin francez mes tjerash shihen edhe si një alternativë ekologjike dhe pritet të reduktojë dukshëm ndotjen.

Artikulli paraprakValbona Selimllari kthehet në ekran, zbulohet emisioni që qo prezantojë
Artikulli tjetërDasma mbretërore, 1.2 mln paund më shumë ekonomisë britanike