Parkingjet e Komunës Qendër do të jenë pa pagesë për festat e fundvitit

Nga Ndërmarrja Publike “Parkingjet Komuna Qendër” njoftojnë se parkingjet do të jenë të hapura dhe pa pagesë për festat e vitit të ri.

Marketing

Parkingjet me të cilat udhëheq NP “Parkingjet Komuna Qendër” do të punojnë sot deri ora 15:00, ndërsa parkingjet e mbyllura do të punojnë deri ora 18:00.

Nga atje thonë se të gjitha parkingjet me të cilat udhëheq kjo ndërmarrje publike më 1 janar (e martë) dhe 2 janar (e mërkurë) do të jenë të hapura dhe pa pagesë për qytetarët.

Pagimi i rregull për parkingjet, siç thonë nga atje, do të fillojë nga data 3 janar.

Marketing