Parlamenti britanik do të rihapë dyert në 21 prill pavarësisht koronavirusit

Parlamenti britanik do të rihapë dyert në 21 prill për të kryer detyrat e tij kushtetuese pavarësisht emergjencës së koronavirusit, bëri të ditur një zëdhënës i dhomës së Komunave, Jacob Rees-Mog.

Marketing

“Në këtë krizë të paparë, janë studiuar dhe zbatuar zgjidhje të ndryshme teknologjike, të cilat do t’i dorëzohen Kryetarit, qeverisë dhe partive të tjera”, shpjegoi ai duke nënvizuar se “është e rëndësishme të gjesh një zgjidhje që nuk përjashton asnjë anëtar të parlamentit”.

Marketing