Parlamenti Evropian voton: Serbia nuk mund të bashkohet me BE pa e njohur gjenocidin në Srebrenicë

Njohja e gjenocidit në Srebrenicë është hap themelor në rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE.

Marketing

Eurodeputetët në debatin për Raportin e Progresit për Serbinë miratuan ndryshimet e përfaqësuesit slloven Igor Soltes për Srebrenicën duke deklaruar se “njohja e gjenocidit në Srebrenicë është hap themelor në rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE”.

“Na vjen keq mohimin e përsëritur të gjenocidit në Srebrenicë të disa zyrtarëve serbë dhe iu kujtoj atyre se bashkëpunimi i plotë me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe mekanizmat që pasuan atë, gjithashtu, përfshin detyrimet e pranimit dhe zbatimit të aktgjykimeve dhe vendimeve të saj. Njohja e gjenocidit në Srebrenicë është një hap thelbësor në rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE”, tha Igor Soltes, eurodeputet i grupit parlamentar të të Gjelbërve. Pas prezantimit të tij, rezoluta u miratua në tekstin përfundimtar me 503 vota për, 85 kundër dhe 47 abstenime.