Parlamenti grek i kërkon Gjermanisë dëmshpërblim prej 270 miliardë euro për dëmet e Luftës së Dytë Botërore

Parlamenti i Greqisë, këtë të mërkure, ka filluar debatin mbi votimin e një rezolute, që do ta detyronte Gjermaninë që të paguante dëmshpërblimet për krime lufte gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore.

Marketing

Çështja e pagesës së dëmshpërblimit gjithmonë ka qenë një temë e nxehtë mes Berlinit dhe Athinës.

Kryetari i parlamentit grek, Nikos Voutsis, tha se “Këto kërkesa kanë qenë gjithmonë aktive. Ato kurrë nuk u lanë anash nga Greqia”.

Parlamenti pritet që ta aprovojë rezolutën, që i bën thirrje qeverisë së Alexis Tsipras që “t’i marrë të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme diplomatike dhe hapat ligjorë që të kërkojnë në emër të Greqisë që Gjermania t’i paguajë dëmet që kjo e fundit ia ka bërë shtetit Helen gjatë luftës së Dytë Botërore” raporton AFP.

Komisioni parlamentar i Greqisë, vitin e kaluar kishte bërë hetim mbi dëmet e luftës, dhe erdhi në përfundim se 270 miliardë euro për dëmet dhe shkatërrimet që nazistët ia shkaktuan grekëve.

Marketing