Parlamenti grek së shpejti do ta ratifikojë marrëveshjen për hapjen e vendkalimit kufitar në Prespë

Para Pashkëve, Marrëveshja për hapjen e vendkalimit kufitar Lemos – Markova noga në rajonin e Prespës, do të ratifikohet nga Parlamenti grek, paralajmëroi ministrja alternative e Punëve të Jashtme e Greqisë, Anastasia Anagnostopulu, në një deklaratë me rastin e letrës së dërguar deri tek ajo nga kryetari i Prespës, në të cilën ai kërkon që marrëveshja e nënshkruar të bëhet vetëm në letër, njofton korrespondetja e MIA-s nga Athina.

Marketing

Kryetari i komunës së Prespës, Panajotis Pas’halidis ka dërguar letër deri tek ministrja alternative e Punëve të Jashtme e Greqisë në të cilën iu falënderua dhe kërkoi që marrëveshja të ratifikohet në Parlamentin aktual grek, pas çka vijoi edhe përgjigjja e Anagnostopulu e cila potencoi se me letrën tregohet rëndësia e marrëveshjes për popullatën lokale dhe shoqërinë greke.

“Implementimi i Marrëveshjes së Prespës prodhon, mes tjerash edhe rezultate praktike ekonomike, turistike, rezultate të lidhura me mjedisin jetësor, si dhe rezultate shoqërore. Nga ana ime e siguroj kryetarin e Prespës dhe popullatën lokale se Marrëveshja për hapjen e vendkalimit kufitar në Prespë do të ratifikohet së shpejti në Parlamentin grek, para Pashkëve. Gjithashtu, së shpejti do të nënshkruhet edhe marrëveshje për vendkalimin kufitar tek Promahi, Pepa me rëndësi të madhe për popullatën lokale”, thotë Anagnostopulu në deklaratën me shkrim.

Ajo shton se interesin kombëtar “më së miri e kuptojnë qytetarët për të cilët miqësia dhe bashkëpunimi ekonomik me popujt fqinj promovojnë stabilitet dhe solidaritet dhe me këtë edhe prosperitet ekonomik”.

Kryetari i Prespës në letrën e tij sqaron se hapja e vendkalimit kufitar është një kërkesë e vjetër e popullatës lokale që nga viti 1967 kur dhe u mbyll, por edhe bën thirrje deri tek ministrja Anagnostopulu të garantojë se sa më shpejtë që është e mundur marrëveshja të ratifikohet në Parlament.

Pas’halidis shkruan se hapja e vendkalimit kufitar do të ketë rëndësi të madhe simbolike për zhvillimin lokal.

Marketing