Liderët e partive politike parlamentare dhe jo vetëm do të mblidhen për të zyrtarizuar koalicionin për referendum. Përveç VMRO-DPMNE-së, nuk dihet nëse edhe ndonjë subjekt tjetër do të mungojë në takim. Partia e Hristijan Mickoskit, akoma pa qëndrim të qartë mbi referendumin. Deputetët e VMRO-së, gjatë ditës kanë mbajtur koordinim brenda partiak, por duke mos bërë të ditur asgjë për opinionin.

Nga ana tjetër, sot është dita e fundit deri kur kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi pret prononcimin e VMRO-DPMNE-së mbi referendumin për marrëveshjen me Greqinë. Burime nga partia e Mickoskit, jo zyrtarisht bëjnë të ditur se edhe sot mund të mos merret vendim sa i përket referendumit. Nga ana tjetër as nga ligjvënësi nuk behet e ditur se si do të merret qëndrimi i opozitës, nëse kjo e fundit nuk dërgon shkresë në Kuvend mbi qëndrimin e tyre ndaj referendumit.

Nga 30 gushti fillon poshtë numërimi 60 ditorë deri kur referendumi duhet fillojë, të mbahet fushata dhe të votohet. Paraprakisht Kuvendi ka pranuar listat deputetëve të LSDM-së, BDI-së, Lëvizjes Besa, Aleanca dhe PDSH-së që do të marrin pjesë në kampanjën e referendumit.

Zyrtarisht kundër referendumit është prononcuar deputeti i VMRO-DPNE-së, Antonio Milloshovski i cili ka kërkuar nga Kuvendi mjete financiare për fushatë kundër referendumit. Për fushatë në diasporë, çështjet nuk janë definuar. Jo zyrtarisht deputetët do të vet-financojnë fushatën ose kampanja e tyre do të financohet nga buxhetet partiake.
Adrian Qerimi