Partia e Socialistëve Evropiane: Zgjerimi, i pari në agjendën e Këshillit Evropian

Lideri i Partisë Socialiste Evropiane, Sergei Stanishev, me një letër të hapur i drejtohet kreut të Presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk që diskutimin rreth fillimit të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ta vendosë të parën në rend dite në takimin e nesërm të shefave të vendeve anëtare, shkruan Alsat.

Marketing

Stanishev shkruan:

Duke drejtuar popujt e tyre, kryeministrat progresiv Zoran Zaev dhe Edi Rama kanë investuar në kapital politik, duke ndërmarrë reforma të vështira për të avancuar në rrugën evropiane. marrëveshja e Prespes mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, për shembull, e cila zgjidhi kontestin shumëvjeçar për emrin mes dy vendeve, nuk ishte më pak se historike. Ishte një dëshmi e gjallë e përcaktimit të lidershipit politik të këtyre vendeve për të kthyer faqen e konfrontimit dhe të dërgojnë shtetet në një epokë të re të bashkëpunimit evropian, solidaritetet dhe miqësisë së sinqertë.”

Stanishev vazhdon:

Kam frikë se dështimi për t’u shpaguar tani jo vetëm që do ta dëmtojë kridibilitetin e BE-së, por gjithashtu edhe politikën e zgjerimit dhe do të prishë procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit perëndimor gjatë periudhës që vjen. Ne nuk duhet të dëshmojmë./Alsat