Partia Liberale kërkon nga Qeveria të mbyllen lojërat e fatit dhe bastoret sportive

’’Partia Liberale po kërkon nga Qeveria dhe Ministria e financave, të ndjekin shembullin e Shqipërisë dhe të bëhen ndryshime në Ligjin për lojërat e fatit. Për këtë arsye është e nevojshme që të ndërpresë lojërat elektronik të fatit (Slot Makinave), nëpër vendbanime.

Marketing

Këto dukuri nuk përshtatet ndërtimit të shtetit dhe vet popullit. Për këtë arsye kërkojmë që të mbyllen të gjitha kazinotë dhe pikat e basteve sportive të cilat janë në numër të madh nëpër rrugët më të frekuentuara nëpër qytete dhe fshatra të Maqedonisë, dhe afër institucioneve arsimore.

Propozojmë bastet sportive që të lejohen vetëm në platformën on-line, ndërsa kazinotë të jenë të qasshme vetëm nëpër hotelet e kategorisë së lartë ose nëpër zona me disa kilometra largësi prej vendbanimeve” thuhet në kumtesën e Partisë liberale.

Marketing