Partitë kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën administrative për ankesat e hedhura poshtë nga KSHZ-ja

Në mbledhje treorëshe, unanimisht, anëtarët e Komisionit shtetëror zgjedhor mbrëmë i hodhi poshtë të gjitha 2.142 ankesat e parashtruara nga partitë politike për Zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Vlerësim i anëtarëve të KSHZ-së ishte se ankesat janë pa dëshmi, ndërkaq një pjesë e madhe e atyre që ishin parashtruar nga E Majta, nuk kishin as nënshkrim nga përfaqësuesi i autorizuar. Për kërkesat për numërim me dorë të fletëvotimeve, anëtarët e KSHZ-së thanë se me dekada mbrapa ato numërohen me dorë dhe tregohen publikisht para anëtarëve të këshillave zgjedhorë, ndërkaq plotësisht potencuan se nga disa herë janë kontrolluar procesverbalet nga të gjitha 3.480 vendvotimet dhe 80 komisionet komunale zgjedhore, ku nuk ka vërejtje për bazat e ankesave.

Marketing

Pasi që partitë do t’i pranojnë vendimet e KSHZ-ë, kanë afat prej 24 orëve të parashtrojnë padi në Gjykatën kushtetuese, e cila ndërkaq, pas pranimit të saj, ka 60 orë për të vendosur.

Për 1.478 ankesa nga gjithsej 1.982 të paraqitura nga Partia “E Majta”, anëtarët e Komisionit vendosën se ato nuk kanë pasur nënshkrimin e përfaqësuesit të autorizuar dhe nuk kanë pasur vulën e paraqitësit të listës, ndërsa për 504 të tjera theksuan se ato nuk janë të mbështetura në prova dhe se teksti i arsyetimit të tyre është i njëjtë në të gjitha ankesat. Ndërkaq, për ankesat e Aleancës për Shqiptarët (ASH) dhe Alternativa, poashtu është vlerësuar se janë të pambështetura në prova si dhe ankesat e partive “Demokratët”, SDU, Integra, Partia e Punëtorëve MORO dhe VMRO-DPMNE. Disa nga partitë ankesat e të cilave u refuzuan, kërkuan rishikim të materialit zgjedhor, si dhe të fletëvotimeve të pavlefshme, por edhe ato nuk ishin të mbështetur në prova.

Është e qartë se rezultatet dhe mandatet nga Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, tl cilat u mbajtën në kushte mjaft specifike, për shkak të pandemisë me Kovid-19, mbeten ashtu siç ishin publikuar paraprakisht – Koalicioni Mundemi i kryesuar nga LSDM fitoi 46 deputetë, VMRO-DPMNE dhe të tjerët 44, BDI 15, AA dhe Alternativa 12, E Majta dy dhe PDSH një mandat.