Partitë opozitare, vërejtje për pr/ligjin në arsimin fillor

Partitë opozitare nuk besojnë se pushteti aktual mund të zgjidh problemet në arsim. Thonë se do të shqyrtojnë propozim ligjin e prezantuar një ditë më parë. Nga Aleanca për shqiptarët thonë se së shpejti do të dalin me propozime konkrete, ndërsa shtojnë se me rëndësi është zbatimi në praktikë i ligjit.

Marketing

Departamenti për arsim dhe shkencë do të dalë me propozim konkret që ka të bëjë me lgijin. Kuptohet se përveç kësaj kërkohet edhe një impelemtnim shumë më i rregullt. Sepse shpesh ndodh që ligjet të jenë të mira por implementimi të jetë i vonshëm, i ngadalshëm apo jo shumë cilësor- deklaroi Flakron Bexheti ASH.

Nga Lëvizja Besa shprehen skeptikë për zbatimin e reformave në arsim. Kërkojnë dorëheqjen e të parit të arsimit Arbër Ademit.

Ministri është i paaftë për ta realizuar dhe se ai duhet të japë dorëheqje. Gjithashtu dje vetë ministri Ademi pranoi publikisht se Arsimi në Republikën e Maqedonisë është i politizuar dhe se nuk e pa të arsyeshme të përgjigjet në pyetjet tona se kush e politizoi atë, duke parë se vite me radhë e udhëheq pikërisht partia, kuadër e të cilës është ai- tha Elmedin Memishi.

Nga VMRO-DPMNE, thonë se thirrja e ministrit të Arsmit, Arbër Ademi për tu takuar me opozitën për mbështetje është e vonshme.

Ministri nëse mendonte se duhet zgjidhje të përbashkët dhe se ajo zgjidhje është për të gjithë në vetë përpunimin e propozim ligjt, ka mundur të formojë grup punues, të mbledh propozim enga opozita dhe pastaj të dorëzojë propozim ligj. Tani shkon kundër, e ka propozuar në Qeveri, e kanë kaluar në Qeveri si zgjidhje ligjore dhe tani kërkon qëndrim. Në rregull do të shqyrtohet dhe do të jepet mendim- tha Naum Stoillkovski, VMRO-DPMNE.

Gjatë prezantimit të propozim ligjit të ri për arsim fillor,. Ministri i Arsimit Ademi paralajmëroi se do të takohet veç e veç me të gjitha partitë për të kërkuar mbështetje.ALSAT-M

Marketing