Partitë politike në pushtet përplasen rreth Ligjit për Prokurorinë Publike

Ligji për Prokurorinë Speciale Publike përplas partnerët e pushtetit. Pas qëndrimit së djeshme të kryeparlamentarit Xhaferi, se nuk do të caktoj seancë për miratimin e ligjit para zgjedhjeve presidenciale ka reaguar ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska duke akuzuar Xhaferin se i ka dhënë argumente shtesë VMRO-DPMNE-së që të zvarris arritjen e Marrëveshjes për Ligjin.

Marketing

“Nëse arrihet konsensus, pres që të ketë seancë, por gjithsesi se seancën e cakton Kryetari i Kuvendit. Patjetër të konstatoj se për fat të keq, deklarata e djeshme kishte ndikim e saj të caktuar tek negociatat me VMRO-DPMNE-në, për shkak se në një mënyrë u dha argument për anulimin e procesit të negocimit me atë që u theksua se, praktikisht, nëse kryetari i Kuvendit nuk cakton seancë nuk kemi nevojë të shpejtojmë”, tha Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë.

Në profilin e tij në FB, Xhaferi kishte theksuar se Kuvendi nuk do të punojë në bazë të diktatit dhe pretendimeve individuale.

“Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, punon në përputhje me Rregulloren dhe jo mbi bazë të diktatit e më së paku jo sipas pretendimeve të caktuara individuale qofshin ato të një Ministri, cilido qoftë ai”, ka shkruar në Facebook Talat Xhaferi, kryeparlamentar.

Por, kryeministri Zoran Zaev, mbetet optimist për arritjen e marrëveshjes ndërsa paralajmëron vazhdimin e takimeve të grupeve të punës edhe gjatë fundjavës

“Besoj se do të bëhet një hap më i madh që pastaj të presim hapat tjerë pozitiv me grupin e ri të deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, respektivisht tetë deputetët, e më pas edhe me Aleancën për Shqiptarët, me BESA-n dhe me përfaqësuesit tjerë në Kuvend”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

Për VMRO-DPMNE-në, nuk është me rëndësi se kur do të miratohet ligji, por cilësia e tij.

“Me rëndësi për të gjithë ne është që të sillet ligj cilësor i cili do të jetë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, i cili do të jetë me të vërtetë që do krijoj sistem të Prokurorisë publike, sistem të shtyllës së tretë të demokracisë i cili me të vërtetë do të luftojë me krimin dhe korrupsionin”, tha Naum Stoillkovski, VMRO-DPMNE.

Ndërkohë, nga selia e BE-së në Shkup, dje dërguan porosi të qarta për peshën që ka Prokuroria Speciale. Në deklaratë me shkrim, ambasadori Samuel Zhbogar, nënvizoi se Prokuroria Speciale Publike dukshëm kontribuoi drejtë rivendosjes së përgjegjësisë dhe luftës kundër mosndëshkimit. Zhbogar ka theksuar se me rëndësi shumë të madhe është që PSP-ja të vazhdojë me ndjekjen e krimit.

Marketing