Microsoft lançoi për herë të parë një Windows 64-bit në 2007-ën. Atë vit vinte pa OneDrive. Por pavarësisht kësaj aplikacioni i sinkronizimit të skedarëve vetëm tani po kalon në 64-bit.

Versioni i ri sipas Microsoft do të ndihmojë në transferimin e skedarëve të mëdha duke qenë se sistemet 6-bit mund të aksesojë më shumë resurse sesa 32-bit.

Microsoft thotë se ka qenë një funksion i shumë kërkuar por që janë dashur plot 14 vite për këtë. Përdoruesit mund të shkarkojnë versionin e ri të OneDrive nga ky moment në këtë lidhje.