Pas 22 vjetësh bashkë, Grida Duma ndahet nga bashkëshorti

Anëtarja e kryesisë në Partinë Demokratike, Grida Duma, ka vendosur t’i jap fund martesës shumëvjeçare me Ilir Shqina, që kohë më parë ka qenë pedagog i Dumas dhe diplomat në ambasadën shqiptare në Slloveni.

Sipas një dokumentacioni të zotëruar nga Shqiptarja.com, ish- deputetja e PD- së ka hapur procedurat e divorcit në gjykatën e Tiranës.

Siç mund ta shihni edhe në fotografi, objekti i këtij vendimi gjyqësor është zgjidhja e martesës.
Grida u martua në moshën 20-vjeçare dhe fryt i historisë së tyre të dashurisë është një djalë, Darieni.