Pas 23 ditëve nuk po hapet paralelja për nxënësit shqiptar në Idrizovë të Shkupit (VIDEO)

Po ndihen të injoruar dhe po lypin ndihmë prej të huajve. Shkuan në ambasadën Amerikane në Shkup, për t’i ça hallet se fëmijët u kanë mbetur në shtëpi, dhe nuk po mund të shkojnë në shkollë. “Sot kemi ardhur me i dorëzuar disa ankesa që i kemi ndaj drejtorit dhe atyre që nuk po lejojnë paralelet me u hapën. Kemi dorëzuar një ankesë deri tek ambasada e shteteve të bashkuara të Amerikës deri tek Bashkimi Evropian deri tek UNICEF deri tek OSEBE dhe avokati i popullit”, tha një prind. Banorët dhe prindërit e fëmijëve të cilët 23 ditë po kërkojnë zgjidhje që tu hapet paralele shqipe në shkollën e fshatit Idrizovë të komunë së Gazi Babës, ua sqaruan të huajve përpjekjet e tyre për ta zgjidhur këtë problem të vjetër.

Marketing

Në ankesën që dorëzuar tek të huajt shkruan, kërkojmë mjete teknike për të vazhduar mësimin në gjuhën shqipe nga klasa e 6 deri të 9.
Kërkojnë që ta mbajnë premtimin e dhënë para 2 javëve kryetari komunës dhe drejtori që të hapet paralele shqipe. “Në të kundërtën nëse nuk kemi përgjigje pozitive nga Ju si drejtor i kësaj shkolle, ne do të jemi të obliguar të ndërmarrim masa edhe më radikale që ta realizojmë qëllimin tonë siç është bojkot i plotë i mësimit nga fëmijët tanë prej klasës së parë deri në klasën e pestë që mësojnë në gjuhën shqipe dhe bllokim i hyrjes së shkollës me vetura dhe traktora”, thuhet në kërkesën e prindërve. Para dy javëve prindërit e fëmijëve shqiptarë protestuan dhe bojkotuan mësimin meqenëse kërkojnë gjuhë shqipe për fëmijët e tyre. Ndërsa pas protestës së prindërve shqiptarë, kanë protestuar edhe prindërit maqedonas ku kërkojnë që mos të hapet paralele shqipe në shkollën Njegosh./TV21

Marketing