Pas 5 vite në qeverisje, Dehari vizitohet për herë të parë nga një ministër maqedonas

Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari po ushtron mandatin e tij të dytë si kryetar komune, por pas 5 vite në qeverisje për herë të parë vizitohet nga një ministër maqedonas.

Marketing

Të enjten, një delegacion nga Ministria e Transportit dhe Lidhje, udhëhequr nga ministri Zoran Sugarevski qëndruan për vizitë dhe takuan Deharin.

“Sot prita në takim pune Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve z.Goran Sugareski, qëllimi i takimit ishte informimi për projektet e realizuara, projektet aktuale dhe mundësitë e bashkëpunimt në të ardhmen”, tha pas takimit me ministrin Sugarevski, kreu i Kërçovës, Fatmir Dehari.
Mandati i tij i parë filloi në qeverisjen e VMRO-DMPNE, dhe për aq kohë Dehari ishte bojkotuar në heshtje nga ministrat dhe kryeministri maqedonas tashmë në azil politik në Hungari, Nikolla Gruevski.

Në vitin 2016 në qeverisje erdhi LSDM me në krye Zoran Zaevin, ndërsa në vitin 2017 Dehari përtëriu mandatin e kryetarit të komunës me verdiktin e popullit kërçovar. Tani, pas dy vitesh nga ndërrimi i qeverisë dhe një viti nga marrja e mandatit të ri si Kryetar komune, Dehari po vizitohet nga një ministër maqedonas i kabinetit të Zaevit.

Palët gjatë takimit biseduan për projektet e realizuara deri më tani në Komunën e Kërçovës dhe projektet e ardhshme të cilat mund të realizohen bashkërisht mes komunës dhe ministrisë në fjalë.

Kujtojmë që Dehari ishte në një betejë të ashpër politike në zgjedhjet për Kryetar komune me partinë maqedonase, VMRO-DPMNE, si në vitin 2013 ashtu edhe në vitin 2017. Madje, në përgjimet e publikuara në një nga bisedat, Mile Janakievski dhe Gordana Jankulovska flasin për ardhjen e dy aeroplanëve me votues shqiptarë në Ohër dhe përgatisin strategji se si t’i pengojnë ata të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Ata kanë menduar që t’i nxjerrin ngadalë udhëtarët apo t’i mbajnë më gjatë në pistë. Pas kësaj, Janakievski bisedon me një punonjës të kompanisë TAV, i cili i thotë ish-ministrit se është më mirë që “kontrolli i fluturimit t’i mbajë në ajër më gjatë në qiell “.

Në një bisedë tjetër, ish ministrat e transportit dhe lidhjes dhe ajo e policisë japin propozime të tjera. Janakievski thotë të bëhet një aksident në rrugën për në Kërçovë, ndërsa Jankulovska jep ide që të përmbyset një kamion me rërë, sepse në votim do të shkojnë me makina.

Marketing