Pas 7 viteve shkëputje, Shakira u rikthehet turneve

Pasi shtyu për shtatë muaj turneun e saj ‘El Dorado’ për shkak të problemeve vokale, Shakira ka bërë një shfaqje të madhe ku ka performuar hitet e saj ndër 20 vite karrierë.

Marketing

Ky është turneu i parë pas 7 vitesh i saj pasi u tërhoq nga muzika për t’iu përkushtuar familjes që krijoi me futbollistin Gerard Pique. Në shfaqjen e saj në Hamburg, 41-vjeçarja dukej e tronditur, ndërsa pranoi problemet shëndetësore. “Viti i kaluar ishte një nga kohët më të vështira të jetës time. Të jem përsëri në skenë është kaq emocionuese”, tha ajo për BBC.

Ndërsa fliste për problemin që pati, Shakira rrëfeu se pati shansin e mirë të rikuperohej vetëm në gjendje natyrale pa patur nevojë të hyjë në operacion. “Duket kaq ndryshe për herën e parë. Në të kaluarën, eksperienca ime në skenë ishte pak ndryshe. Atëherë thosha se këta janë për mua dhe unë duhet të performoj mirë për ta. Ndërsa tani them se është mundësi shumë e madhe që të bëj një turmë të buzëqeshë. Ka patur disa raste që dyshoja nëse do të isha sërish para një turme për të performuar këngët e mia”, tha Shakira.

Marketing