Pas ankesës së Vetëvendosjes në Supreme, KQZ nuk mund t’i publikojë rezultatet përfundimtare

Pas përfundimit të rinumërimit të 1409 vendvotimeve, KQZ-ja nuk do të mund t’i shpall rezultatet përfundimtare deri në një vendim nga Gjykatës Supreme.Kjo për shkak se Lëvizja Vetëvendosje ka parashtruar një ankesë në Gjykatën Supreme, ndaj vendimit të një dite më parë të PZAP-së.

Marketing

Si pasojë e kësaj, pas procesit të rinumërimit, KQZ nuk mund t’i publikojmë në këtë fazë rezultatet.

Kështu ka thënë për lajmi.net zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

“Më lejoni t’iu informoj se kemi marrë konfirmim se në Gjykatën Supreme është parashtruar ankesë ndaj vendimit të një dite më herët të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, prandaj, rezultatet pas procesit të rinumërimit nuk mund t’i publikojmë në këtë fazë”, ka thënë Elezi.

Rezultatet do të publikohen pas një vendimi nga Supremja.

“Rezultatet nuk mund të publikohen pa një konfirmim, në këtë rast nga PZAP dhe Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje në shqyrtim”.

Marketing