Pas debatit të gjatë dhe të ashpër votohen ministrat e ri

Pas më shumë se 10 orë debat mbrëmë parlamenti ka votuar për pesë ministrat e ri të qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Ministrat e ri janë:

Naser Nuredini, ministër i ambientit jetësorë dhe planifikimit hapësinorë

Goran Milevski, ministër i Vetqeverisjes lokale

Sadulla Duraki, ministër për sistem politik

Trajan Dimovski, ministër i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujrave

Hysni Ismaili, ministër i kulturës.

Ndryshe, dje parlamenti ka shkarkuar Hazbi Likën nga posti i zëvendës kryeministrit, Dragan Tevdovskin nga ministër i financave, Suhejl Fazliun nga ministër i Vetqeverisjes lokale, Asaf Ademin nga ministër i kulturës, Sadulla Durakin nga ministër i ambientit jetësorë, Lupco Dimovskin nga ministër i bujqësisë dhe Zoran Shapuric nga ministër pa resor për investime të huaja.

Mbrëmë, debati ka qenë shumë i ashpër më shumë mes deputetëve të VMRO dhe LSDM.

Marketing