Pas divorcit, burri i paguan ish-bashkëshortes 27 vjet punë shtëpie

Gjatë procedurave të divorcit, gjykata argjentinase vendosi t’i jepte rëndësi punës më të papaguar; punëve të shtëpisë! Kështu, një burrë, identiteti i të cilit mbetet i panjohur është detyruar të paguajë ish- bashkëshorten për 27 vitet e punëve të shtëpisë.

Marketing

Çifti u nda në vitin 2009, për t’i finalizuar procedurat dy vite më vonë, në 2011- n. Gjatë kësaj kohe, gruaja ka kërkuar kompensim dhe më në fund ia doli: ish i shoqi do ta shlyejë me 163 mijë euro!!!

Pas 27 viteve martesë, kur burri kërkoi të ndahej pas saj, ajo ishte më shumë se 60 vjeçe, çka ia vështirësonte tej mase mundësinë e gjetjes së një pune. Ndonëse kishte studiuar dhe gëzonte një diplomë ekonomike, me qëllimin e mirë për t’ju përkushtuar jetës familjare, ajo nuk kishte punuar një ditë të vetme, gjë që e ndalonte nga mundësia e marrjes së një pensioni.

Kështu, jetën ia dedikoi rritjes së fëmijëve, edukimit të tyre dhe punëve të shtëpisë.
Sipas gjyqtares Victoria Fama, meqë këto vite punë në shtëpi nuk janë paguar në një mënyrë a në një tjetër asnjëherë, është koha tani. Kompensimi ekonomik u përfshi në Kodin Civil të Argjentinës që në vitin 2015, ku përfshin dëmshpërblim me para, mallra ushqimore e të tjera.