Pas grushtave në stadium, tifozi i propozon live gazetares sportive shqiptare

Derbi i djeshëm mes Tiranës dhe Partizanit, ishte një sfidë që dhuroi shumë emocione. Golat, dyluftimet dhe grinta ishin ato që u panë në fushën e blertë.

Marketing

Por, gjatë sfidës nga radhët e tifozëve erdhi një moment interesant që nuk ndodh shpesh, aty ku një tifoz i ka propozuar për martesë, gazetares së “Supersport”,  Gea Braha.

Vet gazetarja e ka postuar këtë video në “Instagram”, ku një tifoz i Partizanit i ka propozuar, por ajo nuk është përgjigjur pasi është vënë disi në siklet.

“Mora një propozim për martesë në stadium, por më kapën pak pa mendje gjatë punës”, shkruan ajo në rrjetin social./panorama

Marketing