Pas Italisë, maska nga Kina edhe për Greqinë

Kina ka ndihmuar shtetin italian me 100 mijë respiratorë dhe maska e veshje mbrojtëse për stafin mjekësor. Por ndihma në pajisje mbrojtëse kundër koronavirusit kanë shkuar nga Kina edhe drejt Greqisë, ku janë çuar 1 milionë maska.

Marketing

Kompania ajrore Air China shkarkoi arkat e furnizimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës dhe ia dorëzoi ministrit të Shëndetësisë së Greqisë Vassilis Kikilias përmes ambasadorit të Kinës në Athinë, Zhang Qiyue. Numri i të prekurve me coronavirus në Greqi është 495, ndërsa 10 persona kanë humbur jetën.