Kandidatja për presidente e SHBA-së, HIlari Klinton, u paraqit në disa episode të TV-komedisë së ripërtërirë “Marfi Braun”, ku bënte shaka për përvojat e saj me postën elektronike.

TV-seriali “Marfi Braun”, e cila ka qenë mjaft e famshme në vitet e 1990-të, filloi sërish të transmetohet pas 20 viteve, në kanalin CBS, ndërsa rolin kryesor sërish e luan Kendis Bergen.

“Nuk kam frikë nga puna e lodhshme, jam e kualifikuar dhe e gatshme që nesër…. Kam përvojë të caktuar me postën elektronike”, thotë Klinton në bisedën për punë.

Klinton do të paraqitet edhe në serialin “Zonja sekretareshë”, sezoni i pestë i së cilës do ta ketë episodin e saj të parë më 7 tetor. Në serial paraprakisht u paraqitën edhe Medlin Ollbrajt dhe Kolin Pauell.

Artikulli paraprakKuvendi ta përfundojë punën – kërkon faktori ndërkombëtar
Artikulli tjetërAmerika e kërcënon seriozisht Rusinë