Pas konfirmimit të azilit për Gruevskin, vjen reagimi i Qeverisë

Pas konfirmimit të azilit për Gruevskin nga ana e Hungarisë, reagon edhe Shkupi zyrtar përmes një deklarate nga ana e qeverisë, ku e cilëson pranimin e azilit për Gruevskin si një shmangie të drejtësisë.

Marketing

Nikola Gruevski ka qenë i dënuar me aktgjykim të formës së prerë në një proces publik dhe transparent.
I dënuari Nikola Gruevski ishte nën mbrojtje të policisë në përputhje me të drejtat që e ndoqën atë si ish-kryeministër dhe ai nuk raportoi asnjë kërcënim për jetën e tij në asnjë situatë.

Kundër Nikolla Gruevskit nuk është kryer kurrë asnjë persekutim politik dhe kërcënime për jetën e tij, dhe asnjë institucion qeveritar nuk kërcënonte jetën e tij. Prandaj, konkludojmë se qëllimi i vetëm i Gruevskit është shmangia e drejtësisë.

Qeveria pret që autoritetet në Budapest, të pakushtëzuar, të pranojë kërkesën për ekstradim dhe në përputhje me respektimin e së drejtës ndërkombëtare, si anëtare e BE-së dhe NATO-s për të lejuar kthimin e Gruevskit në Maqedoni në mënyrë që të shërbejë dënimin e tij dhe për t’iu përgjigjur akte të tjera për të cilat ai akuzohet.

Republika e Maqedonisë është një shtet ligjor në të cilin qeverisin ligjet. Kushdo që ka provuar të ketë shkelur ligjet dhe të gjithë për të cilët është shpallur një vendim i formës së prerë, do të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre- përfundon reagimi i Qeverisë.

Marketing