Pas Kosovës, edhe Ukraina e mposhti me rezultat të thellë Shqipërinë

Ashtu si Kosova ditë më parë, edhe Ukraina e ka mposhtur Shqipërinë, por me rezultatin 1-4.

Marketing

Shqipëria ka pësuar humbjen e dytë me radhë me të njëjtin rezultat brenda pak ditëve, shkruan Gazeta Express.
Pas humbjes 3-0 nga Kosova, Kombëtarja shqiptare është mposhtur edhe nga Ukraina, me rezultatin 1-4.

Mysafirët e nisën furishëm ndeshjen, duke mbyllur çështjen e fituesit që në pjesën e parë, ku u realizuan 3 gola.

Evgen Konoplyanka në minutën e 31’të dhe Andriy Yarmolenko 36’ dhe 45’ shënuan për Ukrainën.

Shqipëria krejt çka arriti ishte goli i nderit në minutën e 89’ me anë të Ndoj, teksa një minutë më vonë, për 1-4 dhe rezultatin përfundimtar realizoi edhe njëherë Konoplyanka.

Kjo humbje ia lëkund karrigen Christian Panuccit, që i bindur para sfidës, tha se “Kombëtarja do të reagojë kundër Ukrainës”.

Marketing