Pas Leo Messi-t, ky do të bëhet lojtari më i paguar i Barcelonës

Barcelona është shumë pranë kontratës së re me Sergio Busquets, që do të ketë disa ndryshime në shifra dhe afate.

Marketing

Marrëveshja aktuale e Busquets me katalanasit skadon në vitin 2021, ndërsa kontrata e re do ta çojë bashkëpunimin deri në vitin 2023 dhe do të jetë e bazuar në numrin e ndeshjeve që do të luajë.

Paga e mesfushorit do të jetë në të njëjtin nivel me lojtarët më të paguar të ekipit kampion të Spanjës.

Gazeta “El Mundo Deportivo” shkruan se palët po vazhdojnë bisedimet intestive dhe duket se nuk ka asnjë pengesë për rinovimin. Busquets ka të ngjarë të bëhet lojtari i dytë më i paguar në ekipin “blaugrana”, pas Lionel Messi.

30-vjeçari, që prej 10 vitesh është titullar në ekipin katalanas, është afër pranisë numër 500 në La Liga dhe klauzola për prishjen e kontratës do të jetë 200 milionë euro.

Marketing