Pas ndarjes nga Irina Shayk, komentuesit bëjnë thirrje që Bradley Cooper dhe Lady Gaga të bashkohen

Fansat thonë që Lady Gaga deri në fund të vitit do të ketë fëmijë me Bradley Cooper.

Marketing

Fansat bëjnë thirrje për bashkimin e Bradley Cooper me Lagy Gagën pas lajmeve se aktori u nda nga supermodelja, Irina Shayk, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Pak orë pas ndarjes nga Irina, fansat kanë bërë thirrje që aktori të lidhet me këngëtaren, Lady Gaga.

Të enjten u konfirmua se Cooper, 44 vjeç, dhe e dashura e tij 33 vjeçare i kanë dhënë fund lidhjes katërvjeçare.

Çifti filloi lidhjen në vitin 2015 dhe bashkë kanë një vajzë dyvjeçare.

“Twitter” ka ‘shpërthyer’ me komente të fansave, të cilët parashikojnë që aktori do të lidhet me këngëtaren Lady Gaga, pas afërsisë në filmin “A Star is Born”.

Spekulime të shumta kishte edhe pas performancës së tyre në “Osacrs”, në fillim të këtij viti, por Gaga kishte mohuar të ketë diçka me Cooper.