Pas Nicole Scherzingerit, Pajtim Kasami me të dashur të re

Pajtim Kasami gjatë vitit të kaluar ishte në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare.

Marketing

Futbollisti shqiptar bëri nam në botë në saje të një romance të shkurtër me këngëtaren Nicole Scherzinger, ku kaluan një javë të zjarrtë në plazhet fantastike greke.

Por, duket se pas përfundimit të lidhjes së tyre, lojtari ka gjetur një të dashur të re që duket tejet seksi.

Në fakt, Kasami ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet në krah të një bukuroshe, duke mos dhënë shumë detaje rreth saj.

“Partnerja në krim”, ka shkruar ndër të tjerash përbri disa fotografive të sjella në rrjetet sociale.

E i menjëhershëm ishte reagimi i mikut të futbollistit, Kasami, Blerim Destanit, që e ka uruar çiftin e ri.

“Ku ka dashuria ka Jetë. Urime vëlla, gëzohem të të shoh të lumtur”, ka shkruar Destani në Instagram.

Ndryshe, Kasami bën pjesë në skuadrën zvicerane e Sionit ndërsa shkaku i lëndimit nuk ka udhëtuar me Zvicrën në Kupën e Botës.

Marketing