Pas një shekulli, i kthehet minarja Xhamisë së Ali Pashës në Ohër

ANKARA (AA) - Restaurimi i Xhamisë së Ali Pashës në qytetin e Ohrit ka përfunduar dhe hapja e saj do të bëhet më 28 nëntor, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve e Turqisë. ( Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve e Turqisë - Anadolu Agency )

Restaurimi i Xhamisë së Ali Pashës në qytetin e Ohrit ka përfunduar dhe hapja e saj do të bëhet më 28 nëntor, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve e Turqisë. Në një deklaratë, Drejtori i Përgjithshëm i Vakëfeve, Adnan Ertem, tha se Xhamia e Ali Pashës, e ndërtuar në vitin 1573 nga Suleyman Pasha dhe e rinovuar në vitin 1823 nga Ali Pasha, nga i cili e ka marrë emrin, është një monument vakëf, minarja e të cilit është rrënuar para 107 viteve.

Marketing

Ai rikujtoi se kishin shkuar për bashkëpunim me Bashkësinë Islame Fetare të Maqedonisë së Veriut pas kërkesës për restaurim dhe se më 1 prill 2015 ishte nënshkruar protokoll. Ertem tha se në kuadër të tenderit, projekti i restaurimit ishte përgatitur duke u bazuar në dokumentet e Institutit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Muzeut – Ohër, duke shtuar se ai u miratua më 14 qershor të vitit 2016.

“Punimet e restaurimit filluan më 22 mars 2017. U rindërtua minarja e xhamisë vakëf, e lartë 32,5 metra e shembur në fillimt të shekullit 20. Të gjitha punimet restauruese përfunduan muajin e kaluar”, tha Ertem. Në hapjen e xhamisë më 28 nëntor nga Turqia pritet të marrin pjesë zëvendësministri i Jashtëm, Yavuz Selim Kıran, dhe zëvendësministri i Kulturës dhe Turizmit, Ahmet Misbah Demircan. (Anadolu Agency)

Marketing