Pas reagimit të Grubit, edhe Qeveria dënon brohoritjet e huliganëve maqedonas

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Sistemit politik dhe marrëdhënies mes bashkësive, Artan Grubi i dënoi i pari një ditë më herët brohoritjet me gjuhë të urrejtjes dhe thirrjet antishqiptare të grupit të tifozëve “Komitët”informon Tetovasot.Thirjet e tyre ishin “shqiptar i mirë,shqiptar i vdekur” të cilat u dëgjuan të dielën nga qendra e kryeqytetit deri në stadium.

Marketing

Me këtë rast Artan Grubi deklaroi sot se pas reagimit të djeshëm, në seancën e sotme të qeverisë, ndër të tjera, diskutuam edhe incidentin e fundit me gjuhë të urrejtjes të shkaktuar nga një grup tifozësh në Sheshin Maqedonia në Shkup, ku Qeveria miratoi një përfundim për të dënuar ashpër sjelljen e tifozëve që shkakton urrejtje, përçarje dhe intolerancë, mbi baza etnike.

“Ministria e Brendshme po ndërmerr aktivitete të duhura për zbardhjen e krimit, për të cilën do të informojë publikun në përputhje me rrethanat”deklaroi zëvendëskryeministri Artan Grubi.

Ndryshe nga MPB zëdhënësi, Toni Angellovski tha se kanë marrë masa konkrete ndaj grupit të tifozëve “Komitët” ndërsa informata do të japin pasi të përfundojnë me të gjitha procedurat ndërsa nga Prokuroria Themelore publike thonë se ende nuk kanë pranuar paraqitje të rastit për brohoritjet e djeshme të grupit të tifozëve “Komitët”.