Pas sa kohësh po pinë kafe së bashku Blerim e Lazim Destani?

Blerim Destani po punon në kinematografinë botërore, ndonëse projektet ku ai po merr pjesë pak po promovohen në medien vendore.

Marketing

Tradicionalisht kështu ndodh me emrat e mëdhenj, me aktorët e shquar shqiptar, sukseset e të cilëve vonë përfliten e përfillen në vend.

Aktori shihet si një ndër më të suksesshmit dhe që ia ka dalë mbanë të dëshmohet e të bëjë emër edhe përtej kufinjëve shqiptar.

Siç dihet, Blerim Destani është djali i biznesmenit dhe filantropit të shquar shqiptar, Lazim Destani.

Lazimi pa dyshim që është tejet i lumtur me suksesin e të birit, me të cilin megjithatë nuk i bije të takohet shpesh, kjo për shkak të angazhimeve të shumta të të dyve. E, kur takohen kafja përcillet me shumë muhabet dhe pa dyshim të qeshura e pozitivitet, shkruan “Kosovarja”

Madhështia e të dyve, është e qartë edhe në këtë foto, ku ilustrohet bukur raporti mes Blerimit dhe babait të tij, filantropit e biznesmenit të suksesshëm, Lazim Destani.

Marketing