Pas Shtabit Komunal Zgjedhor, po hapen dhe shtabet vendore të Degës së Çairit

Në prag të Fushatës parazgjedhore të Zgjedhjeve Parlamentare 2020, në kuadër të Këshillave Vendore, sot u hap shtabi vendor “28 Nëntori” në lagjen Gazi Babë, në Komunën Çair.
Ky shtab vendor ka rëndësinë e madhe për shkak të strukturës që ka, por mban edhe emrin që lidh shumë data të rëndësishme të historisë së shqiptarëve, siç janë:

Marketing

-Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë.
-Dalja publike e UÇK-së.
-Ditëlindja e heroit kombëtar, Adem Jashari.
Pra, duke ditur se BDI nuk është vetëm parti politike, por me të lidhet edhe liria e shqiptarëve të Maqedonisë, nuk mund të mos ta quante një këshill vendor me emrin “28 nëntori” këshill vendor i cili është edhe promotor i fitoreve të njëpasnjëshme të BDI-së në Çair dhe vend.

Hapjen e shtabit e bënë bartësi i listës zgjedhore nr.1 Izet Mexhiti, Shefi i Shtabit Komunal Visar Ganiu, anëtari i degës nga këshilli vendor Hisen Ameti, shefi i shtabit Migjen Selmani bashkë me funksionarë të tjerë, anëtarë, simpatizant dhe qytetarë të kësaj ane.
Në ditët në vazhdim do të hapen edhe shtabet tjera vendore të Degës së Çairit.