Pas solidaritetit të madh helvetik me Xhakën e Shaqirin, reagojnë serbët e Zvicrës

Derisa në Zvicër po diskutohet nëse Xherdan Shqiri dhe Granit Xhaka kanë të drejtë dhe a janë vetëm gjysmë zviceranë, serbët e shtetit helvetik ndihet të lënë mënjan në këtë vend.

Në një letër të hapur, atë kërkojnë që yjet shqiptare të Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka të kërkojnë falje.
Zvicra u ndie e lehtësuar të hënën në mbrëmje pasi mësoi se dënimi i shqiptuar nga organi qeverisës i futbollit botëror, FIFA, nuk ishte i rëndë për Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën dhe kapitenin Stefan Lischtsteiner. Ata u gjobiten me 25 mijë dollarë në total, pasi bënë shqiponjën dykrerëshe në fitoren ndaj Serbisë një javë më parë.

Këtë lehtësim e ndien edhe serbët që jetojnë në Zvicër. Por, për ta gjoba nuk mjafton. Në një letër të hapur, zviceranët me rrënjë serbe duan me ngulm që Shaqiri, Xhaka dhe Lichtsteiner të kërkojnë falje.

“Është pikërisht shumëllojshmëria e kulturave tona që na bënë krenarë, prandaj ekipi kombëtar nuk mund të përdoret si platformë abuzimi duke dërguar vazhdimisht simbole dhe mesazhe nacionaliste”, shkruajnë serbët në një letër të hapur të publikuar nga e përditshmja zvicerane “Blick”, transmeton Express.

Ata kërkojnë që edhe “Federata e Futbollit të Zvicrës ta dënojë festimin e Shaqirit, Xhakës dhe Lichtsteiner, të kërkojnë falje për veprimet e tyre në fanellën kombëtare të Zvicrës. Edhe ministri i Sportit, Guy Parmelin dhe ministri i Jashtëm, Ignasio Cassis duhet t’i tërheqin deklarata e tyre solidarizuese për ta”.

Serbët janë në veçanti të zhgënjyer se shumë zviceranë i mbrojtën futbollistët shqiptarë. “Kjo përçon mesazh të qartë se ndjenjat dhe mirëqenia e popullit zviceran me origjinë serbe janë më pak të rëndësishme, dhe përfundimisht ata janë qytetarë të klasës së dytë”.

evn