Pas sulmit në Zelandën e Re, Policia e New York-ut shton kujdesin për myslimanët

Sulmi terrorist në dy xhami në Zelandë të Re ka alarmuar të gjitha vendet.

Nga ky sulm, i cili është kryer nga një 28-vjeçar, kanë mbetur të vdekur 49 persona dhe 42 të lënduar, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sigurinë për qytetarët e tyre e kanë rritur të gjitha vendet. Një ndër to është edhe New York.

Në një fotografi të postuar në rrjete sociale, shihet policia e New York-ut, e cila është duke u kujdesur që falja e namazit të Xhumasë të jetë e sigurt për shtetasit e saj.