Presidenti amerikan Donald Trump, është nominuar nga dy avokatë norvegjesë për çmimin Nobel të Paqes, për përpjekjet e tij për të denuklearizuar Korenë e Veriut.

Avokatët Christian Tybring-Gjedde and Per-Willy Amundsen, të dy anëtarë të partisë së djathtë në Norvegji, thanë se kjo nismë e Trump do të sigurojë paqen e botës në të ardhmen.

“Procesi po zhvillohet për të siguruar paqen botërore në të ardhmen. Është një proces delikat, por sigurisht që duhet të bëjmë atë që mundemi për të ndihmuar që ky proces të japë rezultate të mira. Unë besoj se mund ta arrijmë këtë duke dërguar një sinjal të qartë, domethënë duke i dhënë Trump çmimin Nobel për Paqen”, u shpreh Per-Willy Amundsen.