Pas zjarrit Athina përfshihet nga stuhitë e fuqishme, makinat zhyten në ujë (VIDEO)

Pas zjarrit që shkaktoi 85 të vdekur në rajonin e Atikës, Athina përballet me një tjetër fatkeqësi.

Marketing

Një stuhi e fuqishme ka përfshirë zonën dhe Shërbimet Kombëtare Meteorologjike paralajmërojnë se fenomene të tilla natyrore do të mbulojnë gjithë zonën duke e bërë operacionin e kërkimit edhe më të vështirë.

Ndërkohë makinat janë zhytur në ujë në bashkinë e Marousi në veri të Athinës.

Ndërkohë meteorologët paralajmërojnë se reshje të dendura shiu pritet të ketë në lindje të Atikës në orët në vazhdim.