Pasaporta e vaksinës COVID-19 me koncept të ri

Koncepti i dokumentimit të vaksinimitv ndaj koronavirusit, ka arritur një nivel tjetër të sofistikimit, dhe ekspertët tregojnë se verifikimi elektronik mund të behët i zakonshëm.

Nga përshpejtimi i vaksinimeve mbarë botën kundër COVID-19, vëmendja po kthehet te mjetet për identifikimin e personave të vaksinuar.

Megjithëse ideja e verifikimit është duke pasur disa polemika për privatësinë dhe barazinë, disa lloje të verifikimit për persona të vaksinuar vetëm se ekzistojnë, dhe shpesh herë ato quhen si “pasaporta të vaksinës”, shkruan New York Times.

Marketing

Ato shumë herë janë në formë fizike dhe digjitale.

Mirëpo disa kompani ajrore dhe qeveri janë duke eksperimentuar me forma të reja elektronike, edhe pse përdorimi i tyre është në numër të vogël.

Një prej kundërshtimeve të verifikimit të personave se a janë të vaksinuar apo jo, është ajo e diskriminimit të personave që nuk mund ta marrin vaksinën dhe atyre që e refuzojnë vaksinën.

Kjo dhe shumë arsye të tjera po i shtyn Organizatën Botërore të Shëndetësisë, që për momentin të mos e mbështes iniciativën për t’u pajisur me “pasaportën e vaksinës” si mjet i domosdoshëm për udhëtime ndërkombëtare.

Marketing