Pasdite mot i paqëndrueshëm me shi mbi 20 litra

Mot i paqëndrueshëm me reshje të shiut, vende-vende do të reshin mbi 20 litra në metër katrorë, paralajmërojnë meteorologët për sot në mesditë dhe nesër.

Marketing

Nga DPHM-ja informojnë se sot pasdite dhe nesër nën ndikim të valë e lagësht nga Mesdheu, moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe i paqëndrueshëm me reshje të përkohshme të shiut. Vende-vende reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme (mbi 20 litra në metër katrorë), të ndjekura me bubullima, erë të përforcuar dhe kushte për paraqitje të rrallë të breshrit.

Marketing