Pasdite ndryshe për Cristiano Ronaldon me familjen e tij

Ronaldo shfrytëzoi ditën e sotme për t’u shëtitur me familje në natyrë.

Marketing

Pandemia i anuloi planet në futboll për Ronaldon, por e bëri atë që të kalojë më shumë kohë me familjen, shkruan lajmi.net.

Futbollisti Cristiano Ronaldo bashkë me Georginën dhe fëmijët dolën sot për t’u shëtitur me biçikleta.

Ai ndau me ndjekësit një fotografi, ku shfaqet i lumtur pranë partneres dhe katër fëmijëve të tij, duke u shëtitur me biçikleta.

Cristiano Ronaldo këtë periudhë pandemie e ka kaluar bashkë me familjen në rezidencën e tij në Itali.

Marketing