Pasditja e sotme në vend me reshje të shiut

Gjatë pasdites së sotme do mbizotëroj kohë me vranësira dhe do të ketë reshje lokale të shiut, kështu njoftojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Marketing

Temperatura maksimale do të jetë në intervalin nga 16 deri 24 gradë celsius, njofton Telegrafi Maqedoni.

Edhe gjatë ditë së nesërme, gjatë pasdites do të ketë kushte për reshje të shiut. Më pastaj do të ketë stabilizim të motit, me vranësira por më nxehtë.

Nga e shtuna deri të martën moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut.

Temperatura ditore do të ulen, posaçërisht gjatë ditës së martë kur do të ketë erë veriperëndimore të përforcuar.