Pashka Ortodokse “ringjall” Korçën, qyteti “i prenotuar” nga pushues e vizitorë nga i gjithë vendi

Kremtimi i Pashkës Ortodokse “ringjalli” sektorin e turizmit në juglindje. Hotelet e bujtinat e qytetit ishin plot, ndërsa rezervimet ishin mbyllur dy javë më parë.

Pashka Ortodokse i rikthye Korçës gjallërinë e turistëve, edhe pse për të dytin vit radhazi në kushtet e pandemisë së koronavirusit.

Të ardhur nga të katër anët e vendit, të shumtë ishin ata që kishin zgjedhur për të kremtuar festën fetare.

Marketing

“Do të bëjmë ritualet te kisha. Pashkët i bëj gjithmonë në vendin e lindjes.”

“Është një qytet shumë i bukur, shumë i qetë dhe me njerëz mjaft të mirë.”

Kishte edhe prej tyre që kërkonin për një fundjavë ndryshe në qytetin ku ndërthuren bukuritë natyrore, me traditën dhe ushqimin e mirë.

“Kemi ardhur vetëm për të parë Korçën se nuk e kisha parë asnjëherë, thashë po vdes dhe më mbetet peng gjithë jetën. Qyteti shumë i bukur.”

Hotelet e bujtinat ishin thuajse plot. Prenotimet ishin mbyllur dy javë më parë.

“Kemi pasur turistë nga Shqipëria, turistët e huaj akoma nuk ka kanë filluar ta frekuentojnë vendin”.

“Janë bërë rezervimet dy javë para se të vijë festa e Pashkës. Hoteli është në kapacitetin maksimal.”

Për të lënë sa më të kënaqur turistët e shumëpritur, edhe menuja i ishte përshtatur festës.

“Për festën e Pashkës është magjerica, pasi kanë mbajtur kreshmë e nisin me këtë supë dhe pas saj vjen mishi i qingjit i furrës.”

Pandemia dhe masat shtrënguese që detyroi goditi rëndë sektorin e turizmit në të gjithë vendin.

Korça që kryesisht është destinacion i fundjavave, ndaj operatorët turistikë presin lehtësimin e masave për rigjallërimin e sektorit.

Marketing