Pasojat ekonomike,Nikolovski: Po ndërmarrim masat e nevojshme

Lupço Nikollovski nga LSDM në pres konferencën e sotme tha se partia e tij po i ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për të tejkaluar situatën.

Marketing

“Masat e para që synojnë zbutjen e efekteve negative tashmë janë duke u zbatuar.Kompanitë, bizneset e vogla, dhe të mesme tashmë janë duke aplikuar për hua pa interes nga 3 deri në 30,000 euro. Përmbarimi pezullohet deri më 30 qershor, dhe qytetarët e prekur nga kriza kanë mundësi të shtyejnë pagesën e kredive.LSDM ka propozuar një paketë serioze të masave ekonomike për t’u marrë me pasojat e krizës ekonomike. Kjo paketë fillimisht peshon 200 milion euro, për të ndihmuar qytetarët, punëtorët, për të ruajtur vendet e punës dhe të sigurojmë të ardhura për çdo person”, theksoi Lupço Nikollovski nga LSDM.

Për tu përballur me gjendjen BE, fillimisht i ka ndarë Maqedonisë së Veriut rreth 70 milion euro tha Nikollovski, 50 milion euro nga këto janë të ndara për rimëkëmbje ekonomike dhe sociale, teksa 9 milion euro për mbështetjen e sektorit privat shtoi ai.

Marketing