Pastrohen deponitë e egra në Komunën e Çairit

Gjatë natës së djeshme dhe ditës së sotme, ekipet e NP,,Higjiena komunale’’-Shkup ngritën dhe transportuan rreth tridhjetë metër kub mbetje nga dy deponi të egra që gjendeshin në komunën e Çairit.

Marketing

Njëra deponi gjendej afër Sh.F.K. “Tefejuz”, ku gjatë orëve të natës ekipet ndërrimit të natës pastruan dhe hoqën njëzet metër kub mbetje të përzier komunale dhe të vëllimshme.

Ndërsa, gjatë ditës së sotme ekipet e NP,,Higjiena komunale’’-Shkup pastruan edhe një deponi tjetër të egër që gjendej në afërsi të menjëhershme të ambasadës së Turqisë, ku janë larguar afërsisht dhjetë metër kub mbetje e vëllimshme dhe mbetje nga ndërtimtaria. Për pastrimin e deponisë së egër u përdor automjet special komunal – ngarkues dhe
kamion.

Marketing